Pas bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e cila u pyet për tre orë pasditen e së hënës në SPAK, Belind Këlliçi deklaroi nga protesta para bashkisë se radhën e ka bashkëshorti i saj. Sipas tij, Erion Veliaj ka marrë njoftimin për të dhënë shpjegime para prokurorëve të enjten, 26 dhjetor. Ndërkohë Xoxa, pas tre orë qendrimi para prokurorëve nuk foli për mediat.



