Si u bëhet presion koordinatorëve për votat e diasporës: Do të përballeni me Benet Becin!

spot_img
Advertisements

Socialistët kanë “përveshur mëngët” për zgjedhjet e 11 majit të 2025, ku një “sfidë” e re është dhe vota e diasporës. E teksa jemi dhe më shumë se 4 muaj larg nga data e zgjedhjeve, presioni për mbledhjen e sa më shumë votave është prezent në çdo strukturë të partisë.

Së fundmi, janë bërë publike dhe mesazhet e brendshme në Shkodër ku shtetasi Valdo Dibra u ka kërkuar koordinatorëve dhe drejtuesve të ZAZ-ve angazhim maksimal në mbledhjen dhe raportimin e votave nga diaspora.

Ai ka kërkuar nga socialistët mobilizim të plotë të burimeve dhe përshpejtim të procesit. Gjithashtu, në mesazhin e dërguar, Valdo Dibra ka vënë në dukje se rezultatet e deri tanishme nuk janë në nivelin e pritshmërive, duke u bërë presion kështu strukturave përkatëse që të mos lejojnë vonesa apo mungesa të angazhimit në këtë proces.

“Rezultatet aktuale, fatkeqësisht nuk janë në nivelin e pritshmërive dhe parashikimeve tona, çka e bën të nevojshme ndërhyrjen dhe angazhimin tuaj maksimal në këtë proces jetik për qeverinë shqiptare”, shkruan Dibra ndër të tjera në mesazhin e tij.

Teksa në vijim të mesazhit të tij ai e bën të qartë se çdo koordinator dhe drejtues do të përballet me Drejtuesin Politik të Qarkut Shkodër, Benet Becin, për të vlerësuar qartë punën e bërë deri më tani në këtë proces.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar Koordinatorë ZAZ dhe Drejtues të deleguar sipas ZAZ përkatëse,

Siç jeni në dijeni, çdo të hënë raportojmë tek Kryeministri mbi ecurinë e procesit të votave të diasporës. Rezultatet aktuale, fatkeqësisht, nuk janë në nivelin e pritshmërive dhe parashikimeve tona, çka e bën të nevojshme ndërhyrjen dhe angazhimin tuaj maksimal në këtë proces jetik për qeverinë shqiptare.

Ju kërkoj që deri në fund të ditës së sotme:

1. Të raportoni në kohë reale për progresin dhe numrin e votave të evidentuara nga diaspora.

2. Të angazhoni të gjitha burimet njerëzore dhe kontaktet për të evidentuar dhe adresuar votat e diasporës.

3. Të përshpejtoni veprimet dhe të mos toleroni asnjë vonesë apo mungesë angazhimi nga strukturat që drejtoni.

Kujtoj se kjo është një vendimmarrje strategjike dhe unike e qeverisë shqiptare, dhe ne nuk mund të tolerojmë që rezultatet e saj të mos jenë në nivelin e pritshmërive për shkak të mosangazhimit tonë maksimal.

Ju njoftoj gjithashtu se çdo Koordinator ZAZ dhe Drejtues i deleguar do të ketë një ballafaqim konkret me Drejtuesin Politik të Qarkut Shkodër për të vlerësuar qartë punën e bërë deri më tani.

Pres rezultate konkrete dhe angazhim të plotë nga të gjithë ju.

spot_img

Latest articles

Related articles