Rama, si Adhamudhi, e gjen fajin aty ku nuk i shkon mendja askujt!

Nga Enton Abilekaj

Është për tu marrë shembull lehtësia e të qeverisurit të Edi Ramës. Sa herë i ndodh një ngjarje e rëndë, e gjen fajin aty ku nuk i shkon mendja askujt dhe penalizon këdo, pavarësisht pasojave.

Kur dasma e Erjon Veliajt, i projektuar si kandidat për Bashkinë e Tiranës, në prag të zgjedhjeve lokale u bë lajm dite, e gjeti fajin te TV Agon dhe Becchetti. E mbylli televizionin dhe çështja u zgjidh; sot paguajmë 130 milion euro.

Pastaj gjeti fajin te lojërat e fatit kur akuzohej për pastrimin e parave të pista. Ato u mbyllën, kostoja ishte 50 mijë të papunë dhe qindra milionë taksa që nuk paguhen më, ndërsa në të zezë kërcet bixhozi i pakontrolluar.

Kështu ka vazhduar deri sot, kur për vrasjen e Martin Canit, nuk fajesoi paaftësinë e institucioneve përgjegjëse, por një platformë sociale. Fajin e ka TikTok-u; asnjë përgjegjësi nuk ka qeveria. TikTok-u, me median dhe me opozitën, ishin fajtorët e ngjarjes. U tregua zemërgjerë që vendosi të mbyllte vetëm TikTok-un, pavarësisht biznesit që platforma krijon dhe humbjeve që do të vijnë si pasojë.

Në kohën e Çajupit, doktor Adhamudhi i kërrente pacientëve njërin sy që të shpëtonte tjetri, por vetëm pacientëve, ama. Adhamudhi i sotëm po ia kërren gjithë vendit.

Latest articles

Related articles