Rama futet sanduiç në luftën tregtare SHBA-Kinë! ANALIZA

Me 2 shtator, KM Edi Rama ishte i ftuar në forumin e BLED-it në Slloveni ku foli pa ia kërkuar njeri, në dukje, kundër platformës së Tik tok, si instrument i Rusisë, Iranit dhe vendeve autoritare. Foli me këto budallëqet që flet për algoritmet që nuk i njeh dhe as që e ka idenë se si funksionojnë për shkak të arsimit të dobët që ka në formim.
Përdorimi i Shqipërisë si “agjent provokues” në luftën tregtare mes SHBA dhe Kinës nuk është diçka e mençur dhe është servilosje ndaj administratës Trump për ta shpërblyer me lejen për mandatin e 4t. Kufizimet e lirisë janë tipike të vendeve autoritare pa balanca institucionale.
Shqipëria do të jetë kavie eksperimenti për të parë sesi do të reagojë Kina kur i preken interesat e biznesit, ndonëse Kina reagon me dekada me vonesë si strategji të vjetër të luftës dhe KM nuk do të jetë më në qarkullim, por pasojat do ti vuajnë direkt mijëra biznese vendase që shesin produkte në tik tok dhe do të humbin klientë. Është hera e dytë që i godet biznes online pas kufizimit të e-commerce me ligj oligarkësh.
Tik tok ka qenë një promovues i Shqipërisë turistike dhe algoritmet e kanë favorizuar më shumë seç mendon KM dhe strategët e tij jo shqiptarë. Nëse algoritmet do të përjashtojnë përhapjen e Shqipërisë turiistike ndikimi do të bie pikiatë pasi IG dhe FB janë në zona të tjera interesi. Pra, edhe turizmi do të ketë raprezalje.
Gënjeshtrat për të mbrojtur shkollat nga tik tok kur KM dhe ministria e ka shkatërruar arsimin përmes ligjit të Arsimit të Lartë (shif rezultatet e PISA) dhe shpopullimit masiv dëften se manipulon për mendje të dobëta. Ngjarjet e dhunshme në shkolla janë pa lidhje me vendimet për servilosje në luftën tregtare të dikujt tjetër.

Latest articles

Related articles