Drejtori i CIA-s vizitë të fshehtë në Kiev: “Kjo luftë përfundon me paqe”

Drejtori i CIA-s William Burns vizitoi Ukrainën në atë që do të jetë udhëtimi i tij i fundit si kreu i inteligjencës amerikane. Njoftimin e bëri Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në rrjetin X. “Zakonisht takime të tilla nuk bëhen publike. Të gjitha takimet tona, qoftë në Ukrainë, vende të tjera evropiane, Shtetet e Bashkuara apo pjesë të tjera të botës, u mbajtën pa njoftime zyrtare”, shkroi Zelensky.

“Megjithatë, pas vizitës së tij të fundit, ia vlen të flitet hapur. “Gjatë gjithë kësaj lufte, ne kemi pasur shumë takime dhe unë jam thellësisht mirënjohës për ndihmën e tij”, shtoi Zelensky në postim krahas një fotografie të tij duke shtrënguar duart me Burns.

“Ne ka të ngjarë të takohemi përsëri dhe me siguri do të shohim se si kjo luftë përfundon me një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme – një paqe për të cilën po punojmë së bashku”, përfundoi Zelensky. Ky ishte i fundit nga udhëtimet e tij të shpeshta gjatë luftës për t’u takuar me Presidentin Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.

Latest articles

Related articles