Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë njoftuar se do të ndahen nga 100 euro për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç si dhe për pensionistët.
“Ndonëse sot është dita më e shkurtër e vitit, pikërisht sot do ta bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit.” – tha Kurti.
Nga ana tjetër, Ministri Murati theksoi se kjo mbështetje është e mundur falë performancës së mirë buxhetore, e cila, sipas tij, ka krijuar hapësirën e nevojshme fiskale.
“Siç e theksoi edhe kryeministri, ngjashëm me vitin e kaluar, por edhe më parë, për pensionistët, ndërsa vitin e kaluar edhe për të gjithë fëmijët që marrin shtesa për fëmijë, edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë, sikurse vitet e kaluara, meqë performanca buxhetore ka qenë e mirë dhe kemi krijuar hapësirën e nevojshme fiskale, përkundër sfidave që kemi pasur gjatë vitit.” – tha Murati.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukqi, e cilësoi këtë veprim të pushtetit si një akt të pastër populizmi, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të parasë publike.