Pas skandalit të publikuar në emisionin Piranjat, në Syri Tv për çiftin Altin dhe Ilirjana Basha, ka reaguar edhe aktori Rezart Veleshnja.
Veleshnja thotë që kjo që ka ndodhur është tallje për komunitetin e artistëve.
E ndërsa thekson se kjo histori do të marrë fund, Veleshnja thotë se këtë mënyrë do “çlirohet edhe Teatri Kombëtar”, duke nënkuptuar largimin e Altin Bashës.Basha u akuzua nga emisioni “Piranjat” se si drejtor i Teatrit Kombëtar, në konflikt interesi, ka punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqjeje.