nga Sidi Hasanaj
Doktor, të besojmë kur thua se UlZi Manja hartoi amnistinë për të bërë korrupsion me të korruptuarit, por na shpjego përse ti dhe Gazment Ziu e votuat!
Doktor Berisha akuzoi sot ministrin e drejtësisë Manja, se kishte bërë sekserin me të korruptuarit e dënuar nga SPAK, për ti futur në listën e përfituesve të amnistisë penale.
“UlZi Manja” e etiketoi Doktori.
Të besojmë Doktor, vërtet të besojmë.
Problemi është po ti përse e votove atë amnisti?
Lulzim Basha përshembull të bëri disa herë thirrje:
“Mos e voto, se do jetë turpi yt si akt bashkëpunimi me të korruptuarit e Ramës”
Ti ju përgjigje me Gazment Bardhin:
“Asnjë zyrtar i dënuar për korrupsion nga SPAK, nuk do të përftojë nga amnsistia”
Përsëri SPAK paralajmëroi se:
“Plot 80 persona të shpallur fajtorë prej gjykatës së posacme dhe të hetuar nga SPAK përfitojnë nga aministia.“
Ti Doktor përsëri çove deputetët dhe e votuan amnistinë e UlZi Manjës.
Përse e bëre? Çfarë përfitove? Kush ishte arsyeja që hëngre turpin me bukë, dhe përsëri e votove?
Pse duhet të poshtëroheshe në atë mënyrë nga Edi Rama?
Ah… mos vallë Edi Rama, pas palaços Zhukri, të premtoi se do përfitoje Gjyqin e Vulës së PD, në këmbim të amnistisë penale, kodit zgjedhorë që mbylli përsëri listat dhe përkrahjes së komisionit Xhafa2 kundrejt SPAK??
Je Sali Ziu, që me Gazment Ziun dhe UlZi Manjën, votuat një akt të zi, një marrëveshje të zezë që liroi rreth 80zyrtarë të PS të burgosur për abuzim me paratë e shqiptarëve!
E çfarë do sot ti Sali Zi?!
Të pastrosh njollën e zezë të turpit dhe fajin tja faturosh UlZi Manjës?
Fajin e ke vetëm ti dhe Gazmet Ziu, Manja e Rama janë në të drejtën e tyre të mbrojnë njerëzit e vet, ndërsa ju jeni në turpin tuaj tl shisni njerëzit opozitarë!
Mblidhi surrat zinjtë që të “adhurojnë” dhe mashtroji, fundja e zeza njësoj si e keqja, s’ka fund… ashtu dhe ti!