14 shtetas shqiptarë janë gjetur të fshehur brenda një kamioni të ngarkuar me lopë, në tentativë për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Autoritetet britanike bëjnë me dije se kamioni i ngarkuar me gjënë e gjallë u ndalua në portin e anijeve Loch Ryan në Dumfries të mërkurën e 11 dhjetorit.
Në atë moment, autoritetet bënë zbulimin tronditës brenda kamionit të bardhë me vija të kuqe.
Shoferi i kamionit, 23-vjeçari irlandez Patrick McKinney është ndaluar tashmë dhe është akuzuar për kalim të paligjshëm të emigrantëve në 14 raste



