Greqia po armatoset rëndë. Serbia po armatoset edhe më rëndë. Ne (Shqipëria) kemi rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe kemi bërë plane kontingjence me forcë rezerviste. Nuk mjafton. Kjo do të duhet të na bëjë të mendojmë për të ardhmen. Sot ka 56 luftëra në botë. Nga 2020 deri në 2023 kemi një rritje me 40 % të konflikteve. Ukraina dhe skenarët destabilizues në veri të Kosovës po testohen herë pas here.
Çfarë do të thotë të mendosh luftën dhe sigurinë?
Kur ti ndërton një shtëpi të bukur ose një pronë (biznese) mendon për sigurinë, vendos kamera dhe sisteme alarmi. Dhe kjo vlen për Shqipërinë si tokë dhe si komb sepse nuk është e garantuar (me dokumente) nga askush që do të mbrojnë pafundësisht. Ne kemi filluar ose më saktë armiqtë tanë kanë filluar të minojnë reputacionin e atyre që duhet të na mbrojmë në një konflikt. Loja kundër George Soros (amerikan, hebre) është testi i parë, testi i dytë do të jetë kundër oligarkisë dhe miliarderëve amerikane (Trump, Musk, etj), testi i tretë final antiamerikanizmi.
Shqiptarët fatkeqësisht 90 % të bisedave e kanë për çështje që kanë ndodhur ose të kaluara. Jemi të dashuruar ose peng i së kaluarës. Jemi të dashuruar me biografinë e të tjerëve. Shikoni “lojën” me Parashqevinë, me nostalgjinë, as Amerika nuk mbajti në pëllëmbë të dorës siç e mbajti diktura e proletariatit këngëtaren.
As Prijësit nuk mendojnë për të ardhmen. Çirren në të shkuarën.