Dr. Mentor Petrela: Jam me Triumfin e Legalitetit

Dr. Mentor Petrela!
Nga fjala e Tij në takimin tonë, organizuar me rastin e 100-vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”
“To be or nor to be”

I nderuar Lartësia Juaj Princ Leka
I nderuar z.Axhami.
Të nderuar pjesmarës!

Unë sot, gjendem këtu mes jush për ta kujtuar bashkë me ju këtë ngjarje të shënuar me vlera historike për ne, pasi jemi të lidhur familjarisht si me kordon umbilikal me të dmth me
“Triumfin e Legalitetit”
Gjyshi im Halit Roji, pasi u largua 6 muaj në emigracion bashkë me Ahmet Zogun, u kthyen po bashkë me “Triumfin e Legalitetit” për nga Bllata, kjo pra është lidhja gjenetike e imja dhe familjes tonë me këtë ngjarje.
Pas kësaj ngjarje në vazhdimësi në të mirën tonë që pas shpalljes së pavarësisë erdhi stabiliteti dhe fillesa e shtetformuese e jona.
Në Shqipëri që më 1927 është folur për mbretëri, por ajo mbretëri që hodhi bazat e duhura, siç thashë shtetëformuese mbetet ajo e Mbretit Zog.
Ne kemi një histori të gjatë por të deformuar deri sot ashtu si historiografia ka bërë edhe me këtë ngjarje, por shpresoj dhe besoj si edhe po duket, fakte të reja dhe besuese po dalin e do dalin në vazhdimësi nga historian të ri si z. Bello, koha e të tjerëve po mbaron.
Sot ne kemi hyrë në kohën e botës së ndryshimit, gjeopolitizma dhe shumë gjëra po dhe do të ndryshojnë, prandaj të mos humbim me kotësira dhe të humbim ashtu si në kohë deri trojet tona.
Duke pasur parasysh historinë më të vjetër të Mbretërisë Angleze po e mbyll me shprehjen e Shekspirit “To be or not to be”
“Të jesh a të mos jesh.”

Latest articles

Related articles