Në “Drejt” nga Luan Rama, kardiologu Edvin Prifti tha se shëndetësia ka të bëjë me ilaçet që nuk duhet të mungojnë dhe teknologjinë, gjëra që nuk duhet të mungojnë.
Prifti: Ne nuk kemi pse të bëjmë shpikje për një sistem që do shumë kurajo që të ndryshojë, por mund të bëhet. Shëndetësia ka të bëjë me ilaçet që nuk duhet të mungojnë dhe teknologjinë, gjëra që nuk duhet të mungojnë.
Duhet një shëndetësi solidare ku paguajnë të shëndoshët për të sëmurët. Kur një shtet i përgjegjshëm bën një reformë dhe barazon sistemin privat me atë publik, pra i bën një pasuri kombëtar, pacienti nuk paguan as në privat as në publik, por paguan shteti për shërbimin e pacientit.



