Berisha po saboton opozitën për interesa të Edi Ramës – ANALIZA

Sali Berisha po sillet si kamikaz politik në vend. Me fjalime regresive kundër faktorit ndërkombëtar dhe sistemit të drejtësisë, ish kryeministri Berisha dëften se ka humbur kthjelltësinë dhe shfryn si bixhozxhi që ka humbur lekët në kazino. Ja kanë fajin Amerikanët, Sorosi, Mbretëresha e Britanisë dhe Altin Dumani për non grata dhe korrupsionin masive që ka bërë familjarisht, për të mira e në gëzime.

Mjerisht ai është njeriu që ka 12 vite që nuk ka thënë një fjalë të mirë. Nuk i qesh buza në shtëpi. Të gjithë i shan me nënë e me babë dhe i do të poshtëruar në spitalin e tij; të gjithë militantët si ndërsen si qentë e Sharrit kundër rivalëve në parti e Shqipëri.

Mirëpo amerikanët ia çorrën maskën dhe fytyra e një prototipi komunist, tip i sekretarëve të Partisë nxorri krye si kërpudha pas shiut. Fotot më familjen e Enverit nuk janë të rastësishme. Ai është idhulli i tij.

I bie me kazmë reformave të mbështetura ndërkombëtarisht dhe nxin drejtësinë e re që i kërkon llogari për vjedhjen e pronës publike e private tek Sportklub “Partizani”.

Partinë Demokratike e ka kthyer në një bunker antiamerikan që përdoret për t’u mbrojtur e për të vënë gjoba biznesit dhe oligarkëve. Shajnë gjithë ditën në konferenca e media. Berishizmi është alfa dhe omega e jetës së tyre.

Në fakt, sido që të jetë, një gjë ësjtë e sigurtë, Doktori po shkruan kapitullin më të errët politik të tranzicionit për të mbajtur peng opozitën. Ai do të mbahet mend me një fjali të zezë në historinë tonë.

Latest articles

Related articles