PLL, Shpëtim Axhami: Të përgatitemi për një Triumf të dytë të Legalitetit

Fjalim me rastin e Ditës së “Triumfit të Legalitetit”

Nga: Shpëtim Axhami

I nderuar, Lartësia Juaj Mbretërore Princ i Kurorës, Leka II,
I nderuara zoti ambasador i shtetit Hungarez në Shqipëri z.Adam Lovassy
Të nderuar zonja e zotërinjë, ju legalist, deputetë, miq e të ftuar nga trojet etnike shqiptare dhe gjithë diaspora, kam nderin që në emrin Tim personal dhe të Partisë Lëvizja e Legalitetit, si kryetar i saj, të ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim të rëndësishëm tonin, organizuar ky në nder të 100 vjetorit të “Triumfit të Legalitetit” duke respektuar ftesën tonë.

Gjatë këtyre 100 viteve, “Triumfi i Legalitetit,” më në Dhjetor të vitit 1924, “Shpallja e Mbretërisë në Shtator të vitit 1928, shembja e diktaturës komuniste në vitet ‘90,” dhe “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës” mbeten nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare në këtë NJË shekulli për ne.

Ëndërra e Rilindasve, për shtet dhe komb me gjuhë dhe institucione të veta, sovraniteti i fituar me shpalljen e pavarësisë, parlamentarizmi dhe orientimi për institucionalizimin e shtetit përmes vendimeve të Kongresit të Lushnjes, fillojnë e marrin formë duke u bërë realitet, vetëm pas “Triumfit të Legalitetit” nën drejtimin qeverisës të Ahmet Zogut.

Kjo ëndërr filloj të bëhet realitet, pikërisht atëherë kur ju dha fund konflikteve të brendshme politike të kohës, kur legjitimiteti dhe kthimi i rendit kushtetues triumfoi mbi dhunën e anarshinë dhe kur gjithçka u bë me ligj e për ligjin, u bë pa dhunë dhe me vullnet të lirë.

Prandaj, “Triumfi i Legalitetit” nuk duhet të kuptohet dhe vlerësohet, si një datë e shënuar vetëm për ne legalistët ( zogisto-mbretëror), ajo meriton vlerësimin si një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët dhe kombin tonë, pasi kjo ngjarje mbart mbi vete vlera të larta demokratike dhe shtetformuese të një shteti të së drejtës, vlera për të cilat ne jo pak kemi vuajtur dhe aq më tepër kur vendi dhe shoqëria jonë kanë nevojë edhe sot për këto vlera.
Ndaj, është e merituar që institucionet tona kushtetuese, Ditën e “Triumfit të Legalitetit” më 24 Dhjetor ta njohin zyrtarisht si një datë të shënuar, si Dita e Demokracisë së Vërtetë, ashtu si deri në vitin 1939 kur kjo përkujtohej si festë zyrtare.

Të nderuar pjesëmarrës, legalistët për një shekulli i qëndruan dhe vazhdojnë të i qëndrojnë besnik filozofisë zogiste dhe kauzës tonë mbretërore, prandaj sot e meritojnë të kujtohen me krenari të gjithë ata, të cilët luftuan për shtet e komb, për bashkim kombëtar e mbret, për liri e demokraci perendimore.
Respekt dhe mirënjohje, për figurat kryesore politike dhe ushtarake të kohës, mbështetës të Ahmet Zogut, të cilët në Dhjetorin e vitit 1924, mundësuan “Triumfin e Legalitet”, për ata nacionalistë legalist që luftuan kurdoherë për çlirimin e vendit, për të gjithë ata që mbajtën gjallë në egzil e këtu përgjatë diktaturës komuniste idealin tonë.
Mirënjohje për të gjithë ata që pas pluralizmit politik në Shqipëri kuontribuan dhe vazhdojnë të kuntribojnë brenda linjës tonë programore politike për një të ardhme tonën më të begatë e më të ndritur.

Është pikërisht ideali dhe amaneti i tyre që nën moton e Mbretit Zog, “Atdheu mbi të gjitha,” sot, duhet të na motivojë për bashkim e punë, për angazhim dhe kontribut, kjo në shërbim të interesit kombëtar e atij qytetar, për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike e të integruar, ku shteti i së drejtës të prevalojë mbi gjithçka.
Prandaj sot, është momenti që sejcili prej nesh të marrë mbi vete përgjegjësinë e duhur për të ndryshuar këtë situatë aktuale ekonomike dhe sociale, që vendi të mos shpopullohet dhe braktisjes së tij të i vij fundi, që familja të forcohet dhe shoqëria jonë të shëndoshet, duku ju dhënë fund fenomene që e largojnë njeriun nga pse, dhe si është krijuar vetë Ai nga natyra dhe i Plotfuqishmi.
Pikërisht, sot, më tepër se kudoherë, Shqipëria dhe kombi shqiptarët, kanë nevojë, për një “Triumf të dytë të Legalitetit.” Triumf i cili duhet të nxjerr vendin nga ky “ilegalitet” që e ka mbërthyer prej dekatash.
Triumf nëpërmjet të cilit, nën filozofinë zogiste për në këto kohë moderne, të bëjmë të mundur bërjen e shtetit ashtu siq duhet, një shtet të fortë, një shtet sovran dhe të integruar në mirëkuptim dhe në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, kryesisht SHBA
Është nevoja e një Triumfi të dytë ku legjitimja, e drejta e votës dhe çdo e drejtë tjetër qytetare e njohur dhe e fituar nderkombtarisht të triumfojnë mbi padrejtësinë, mbi indimidimin dhe autokracinë.
Sot ne kemi nevojë për një Triumf tjetër, për të rritur krenarinë tonë kombëtare, duke vlerësuar ashtu si duhet traditën dhe historinë tonë, duke luftuar çdo ditë e minut për të vënë në vend drejtësinë e nëpërkëmbur mbi ne dhe kombin tonë, dhe aq më tepër kjo, kur këto padrejtësi vazhdojnë të vihen re edhe sot duke mos respektuar ashtu siç duhet as edhe të drejtat më elementare të shqiptareve të vendosur në trojet e tyre, por fatkeqësisht e padrejtësisht brenda kufijve shtetnor të vendeve fqinje.
Sot ne kemi nevojë për një triumf tjetër për tu unifikuar si komb në qendrime e veprime, në politikë e diplomaci, në bashkëpunim institucional e në vendim-marrje, për të mundësuar sa më shpejt bashkimin tonë kombëtar dhe për të qenë para cilitdo bindës kundër çdo shpifje e trillimi të qëllimshëm bërë nga qarqe të errëta antishqiptare.
Të dashur zonja dhe zotërinjë
Eshtë e kuptueshme se ky “Triumf i Ri” duhet të bëhet kundrejt një platforme të re me nisma dhe vendime me punë e përkushtim të madh nga sejcili prej nesh.
Për ne, këto për sa më sipër, nisur kjo që më parë, do të kristalizohen në vazhdimësi në aktivitetet tona politike PËR NJË SHEKULL E VIZION TË RI TONIN,
Përfaqësimi i vazhdueshëm në parlament dhe rikthimi në qeverisje janë vizioni jonë i ri për shekullin e dytë të Legalistëve. Ne po projektojmë modelin politik që gjeneratat e reja të jenë të vetëdijshme për rikthimin e Monarkisë dhe të luftojnë për një shoqëri patriotike, atdhetare dhe konservatore. Ky shekull do të duhet të jetë Trimfi i dytë i Legalitetit!

Ky vizion i ri, pa humbur kohë, do të nis projeksionet e veta sa më shpejt, që me Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të PLL, i cili do të thirret me 21 Janar të vitit 2025, datë që përkon me Kongresin e Lushnjes, Kongres nga i cili u hodhën bazat shtetformues për Shqipërinë, realizuar këto pikërisht pas Triumfit të Legalitetit nën drejtimin e Mbretit Zog I, i cili po nga ky kongres filloj jetën aktive politike të tij si Minister i Brendshëm.

Duke përfunduar, uroj:
Le të jetë kjo ditë e sotme e “Një Shekulli Legalitet” si një Yll Polar për të orientuar këdo drejt rrugës së duhur e për aty ku duhet; një ditë motivimi dhe bashkimi që i jep shpresë dhe besim shqiptarëve see;

NE, BËJMË SHTET

Ne jemi të bindur, se me besim në Zot, këtë e mundëson vetëm e djathta tradicionale kombëtariste konservatore shqiptare dhe kjo më së miri nën një sistem qeverisës mbretëror me Princin e Kurorës, Leka II, ulur në fronin mbretëror.

Eshe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe vëmendjen tuaj.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ata janë.
Gëzuar “Ditën e Triumfit të Legalitetit”

Faleminderit.

Latest articles

Related articles