Medon Berisha u rikthye të luajë titullar me Lecce-n, pas disa kohëve jashtë fushave për shkak dëmtimi.
Mesfushori shqiptar ka shpërblyer besimin e trajnerit pas vetëm 3 minutave lojë në kampionat ndaj Monzës.
Berisha dhuroi asistin që zhbllokoi takimin në minutën e 3-të. 21-vjeçari me një pasim të gjatë nga porta e tij, nxori Tete Morente të vetëm me portierin, duke mos e pasur të vështirë për të shënuar.