5 janë njerëzit që kanë ndikuar më shumë negativisht në jetën dhe karrierën e Parashqevi Simaku

spot_img
Advertisements

nga Luela Myftari

Për mua pesë janë njerëzit që kanë ndikuar më shumë negativisht në jetën dhe karrierën e Parashqevisë dikur dhe sot…

  1. Ajo vetë… ka tre a katër emra dhe s’di kë të përdor…
  2. Luan Pobrati, shefi i Sigurimit të Shtetit që mbulonte Artin dhe Kulturën dhe që para vitit ’90 përflitej si i dashuri i saj. Më kanë thënë edhe për ca drejtues festivalesh, por s’kam prova.
  3. Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit shqiptar, e cila dha urdhër të prerë: “Më zhdukni nga skena këtë lloj fytyre, se nuk e duroj dot”.
  4. Ish-bashkëshorti i saj, i cili e mbajti peng dhe e shfrytëzoi artistikisht, duke e mbajtur thjesht si pjesëtare të grupit muzikor që ai drejtonte dhe nuk e la kurrë të bënte asnjë hap më tej.
  5. Dhe unë, ti e tjetri që s’rrimë dot pa shkruar… pasi gjëma është bërë me publikimin…

***

Idhulli ynë, ‘pop star’-i ynë, e para ‘sex simbol’ në Shqipëri, ‘Malena’ e viteve ’80-të, u shfaq e dobët, e pambrojtur, e braktisur.

Ky ishte takimi që Parashqevia në 1000 vjet s’do ia uronte kurrë vetes së saj.

Do ishte mirë të mos e kishim parë atë video, po e pamë dhe ndoshta nuk ndodhi pa qëllim.

Vivi (Parashqevia) e largoi Shqipërinë qëllimisht për kaq e kaq vite, por sot nëse ajo është në gjendje të kuptojë, mund të shohë që Shqipëria është ajo që e ka dashur më shumë dhe që kurrsesi nuk do ta linte të endej rrugëve si një “e moshuar që i gëzohet një batanijeje”.

Plotësisht dakord me këtë shkrim, jo shumë me titullin…

Unë do shtoja @dalinabuzi se ka ende dashuri në këtë tokë për të. Edhe nëse ajo e ka harruar shqipen dhe thotë: “We are Americans”. Me siguri nuk i ka harruar tekstet e këngëve të saj, njëlloj si buzëqeshjen. Për veten duhet ta kapërcejë sërish veten, të rikthehet te versioni më i mirë i saj. Të gjejë fëmijërinë, rrënjët, nga aty ne të gjithë jemi këto që jemi. Por, kam frikë se ashtu sikurse thua që largoi qëllimisht Shqipërinë, nuk erdhi as kur nëna e saj dha shpirt, as kërkon të rigjejë veten, nuk ka lexuar si duhet tekstin e këngës që unë ia mësoj edhe mbesave, se më duket teksti më i bukur në botë.
Shqipëria e do ende. Por, ajo duhet të mësojë të dojë veten, pastaj Shqipërinë. Vajzat sot duhen mësuar që jo vetëm të ëndërrojnë, të mësojnë të duan veten përtej çdo pasigurie. Nënat humbasin fëmijët e nuk humbin mendjen, nuk humbin veten. Sa nëna kanë humbur fëmijët në 1997 kur ajo jetonte në Amerikë? Sa nëna kanë zënë bukën me thesin e miellit për djalin teksa qanin për vajzën e rrëmbyer kur Vivi këndonte në Amerikë? Sa njerëz kanë ëndërruar famën, por jetojnë sot me 90 mijë lekë pension në Shqipëri?

Nuk e kanë pas të thjeshtë as Aurela Gaçe, Era Rusi, as Anxhela Peristeri, as Eneda Tarifa kur përballej në Eurovizion me talljet e shqiptarëve, as Anjeza Shahini apo të tjera vajza shqiptare që ëndërronin. Mendoj se të gjesh dashuri te një njeri është e rëndësishme. Vivi s’ka pas dashuri për veten, e ka lënë edhe këtu edhe aty veten dhe karrierën t’ia menaxhojnë disa burra të pushtetshëm. As për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka pasur dashuri. Në intervistën e parafundit thotë: “Jam martuar me një djalë simpatik. Kisha renditur 10 cilësi, ai kishte 13 cilësi dhe është i bukur”. Ishte edhe i pasur. Pastaj shton se nuk do të këndojë në lokale shqiptarësh. Duket sikur nuk do të flasë shqip kur e thotë këtë. E dikush që pret rrënjët me tokën, me veten e i dorëzohet një të pasuri të bukur, një ditë e gjen veten pa identitet, e gjen veten pa veten….

Ndaj vajza, njiheni veten, dyshoni, merrni vendime duke pyetur zemrën tuaj, duajeni veten! Se as fëmija nuk e do një nënë të pamundur, të trishtuar, me probleme. As fëmija nuk do ta kuptojë rëndësinë e ngjizjes e të rrënjëve, nëse ngjizjen, ngjitjen dhe tjetrit ia beson dashurinë më të madhe se vetes.

Latest articles

Related articles