Një nxënës shkolle është qëlluar me thikë dhe plagosur në ambientet e shkollës së mesme në Cakran të Fierit mëngjesin e sotëm. Ai është konfliktuar me një moshatar të tijin. I plagosuri u dërgua në spital, autori në qeli. Ky është episodi i disatë që ndodh në shkolla pas vrasjes së Martin Canit.
“Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë)” njofton policia