Kreu i grupit Hayat Tahrir al Sham (HTS) ka thënë për Sky News se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një qeveri e re siriane.
Abu Mohammed al Jolani, në komentet e tij të para për mediat perëndimore që kur koalicioni i tij rebel përmbysi qeverinë e Bashar al Asadit, deklaroi se nuk do të ketë “kthim në panik”.
I pyetur se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebel tha se “frika e tyre është e panevojshme, në dashtë Zoti, vendi do të rindërtohet”, shtoi ai.
Udhëheqësi i HTS po fliste jashtë xhamisë Imam al Shafi’i në Damask.
Jolani theksoi gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër.
“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik.”, tha aiQeveria e re e Sirisë u ka thënë udhëheqësve të biznesit se do përshtasin një model të tregut të lirë dhe do ta integrojë vendin në ekonominë globale në një ndryshim të madh nga dekadat e kontrollit të korruptuar të shtetit, tha të martën kreu i lobit më të madh të biznesit sirian.
“Do jetë një sistem i tregut të lirë i bazuar në konkurrencë,” i tha Reuters në një intervistë Bassel Hamëi, kreu i Dhomave të Tregtisë së Damaskut, tre ditë pasi forcat rebele rrëzuan presidentin Bashar al-Assad, duke i dhënë fund një autokracie familjare 54-vjeçare.
Biznesmenët e shquar sirianë, të cilët si pjesa më e madhe e kombit po kërkojnë të dhëna se si administrata e re e Sirisë e udhëhequr nga një grup me rrënjë islamike do drejtojë vendin, mirëpritën sinjalet se ekonomia do ishte e hapur për investime jetike për rindërtimin nga shkatërrimi i gjerë pas 13 vjetësh të luftës civile.
Por ata thanë se ende donin të shihnin nëse Hayat Tahrir al-Sham, ish-dega e Al Kaedës, e cila që atëherë i ka mohuar këto lidhje dhe ka udhëhequr ofensivën rebele, do arrijë t’i përmbushë premtimet.
“Njerëzit ende presin të shohin nëse do jetë një shoqëri e hapur apo një shtet islamik,” tha një biznesmen sirian me bazë në Bejrut, i cili foli në kushte anonimiteti.
Hamëi foli një ditë pas takimit me një delegacion qeveritar të kryesuar nga ministri i përkohshëm i ekonomisë i Sirisë, Bassel Abdul Aziz.
Abdul Aziz dhe zëdhënësit e qeverisë nuk mund të kontaktoheshin për koment, me qeverinë e re, kalimtare që u formua vetëm të martën.
Siria ka vendosur prej kohësh kontrolle të rrepta mbi importet dhe eksportet, duke përdorur një sistem të fshehtë që kërkon që tregtarët të marrin leje për importet dhe më pas të depozitojnë monedhën siriane paund në Bankën Qendrore në këmbim të dollarëve.
Fondet shpesh mbërrinin vetëm ditë ose javë më vonë, duke shkaktuar vonesa dhe duke çuar në mungesën e mallrave bazë.
Tregtimi i pavarur në monedha të huaja më parë mund të çonte dikë në burg, por është bërë praktikë e zakonshme në transaksionet e përditshme që nga rrëzimi i Asadit.



