Mbi 10 ton qymyr për shisha e veshje! Policia shpall në kërkim 2 persona

spot_img


Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy administratorë dyqanesh. Nga njoftimi i policisë, mësohet se janë sekuestruar mallra të ndryshme të futura kontrabandë në vendin tone, nga veshjet e deri te 10640 kg qymyr për shisha.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, për rastin janë kryer hetime prej disa muajsh.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 9”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 9 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: A. M., O. H., F. M., H. A., F. N., E. M., B. K., G. H., dhe A. K. të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. M., dhe po punohet për kapjen e tij.

10 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Latest articles

Related articles