Bitcoin shënon rekord, për herë të parë mbi 100 mijë dollarë

spot_img
Advertisements

Bitcoin nuk e ndalon rritjen e vlerës së tij dhe kalon 100 mijë dollarë për herë të parë në vazhdën e pritshmërive se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump do të jetë në gjendje të zbatojë premtimin e tij për forcimin e kriptomonedhës pasi të marrë detyrën më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.

Kriptomonedha u rrit në 100.010 dollarë në tregjet e hershme në tregjet aziatike, duke vazhduar rritjen e pandalshme që filloi pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor.

Trump premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore se do t’i bënte Shtetet e Bashkuara të Amerikë kryeqytetin e kriptomonedhës në botë.

Një vlerësim prej 100 mijë dollarësh përfaqëson një rritje prej 40% nga dita e zgjedhjeve në SHBA dhe më shumë se dyfishi i çmimit me të cilin filloi vitin.

spot_img

Latest articles

Related articles