Basha reagon për vdekjen e Arben Tafajt: E deshi dhe e promovoi fort Tiranën

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha përmes një komunikimi publik ka reaguar për ikjen e beftë nga kjo botë e Arben Tafajt, kreu i shoqatës Tirana.

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Tafajt, politikan dhe kontributor i palodhur në shërbim të Tiranës, komunitetit dhe traditës së kryeqytetit, që e deshi fort dhe e promovoi me çdo ditë të punës së tij.

Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë. U gjendem pranë në këtë humbje të madhe dhe u them se duhet të ndihen krenarë për kujtimin dhe trashëgiminë që la pas Arbeni. U prehtë në paqe!

Latest articles

Related articles