Açka e thotë hapur: Berisha ka marrëveshje nën tavolinë me Edi Ramën

Deputetja Flutura Açka në emisionin “Opinion” në News24 tha se baza e Partisë Demokratike nuk është e bashkuar. Madje ajo tha se ajo është e copëzuar.

Ajo tha se hyri në politikë si njeri idealist dhe do të dalë prej saj si idealiste. Deputetja u shpreh se tashmë njerëzit janë ndarë në skalionet e tyre dhe duket e pamundur, nuk ka një dritë jeshile, që mund të arrihet një bashkim real.

“Shpresoj për një reformim të opozitës shqiptare, kam shpresuar që do të reformohej. Mendoj se ka një marrëveshje nën tavolinë me Edi Ramën, i cili synon të shkatërrojë opozitën. Për shkak të pazareve iu dha Edi Ramës mundësia që të shkojë në zgjedhje me 12 mandate të fituara në tavolinë dhe ky është një faj, nuk ëhstë gabim. Ata që e kanë bërë këtë faj duhet të largohen”, tha Açka.

Latest articles

Related articles