SPAK nxit Monika Kryemadhin të ndërrojë profesion: Nuk merrem më me politikë, do bëhem avokate!


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku ka dorëzuar ankimimin për sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”.

Pas daljes nga SPAK në zbatim të vendimit “detyrim paraqitje”, Kryemadhi ka deklaroi se ka ankimuar vendimin.

Kryemadhi është shprehur se Porkuroria ka ndjekur rrugë jo ligjore në lidhje me kontrollin në banesa, ndërsa shprehet se mamanë e saj Fatime Kryemadhi e kanë marrë në pyetje pa praninë e avokatit.

“Prokuroria ka ndjekur rrugë të tjera, nuk e di a janë të ligjshme apo jo, edhe kontrolli në banesën e nënës sime. Ajo është marrë në pyetje pa praninë e avokates. Po ankimoj vendimin, edhe pse nuk kemi ndonjë shpresë nga Gjykata e Apelit. Do e ccojmë në Strasburg për shkelje të të drejtave të njeriut.”

E pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga Presidenti i Partisë së Lirisë, ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë në protestën e 6 dhjetorit para SPAK.

“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, – tha Kryemadhi.

Latest articles

Related articles