Berisha pranon se ia kishte futur kot për prokurorin e SPAK-ut


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, ka pranuar publikisht që nuk është Olsi Dado prokurori që ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit, Julian Gjoshin, i cili ekzekutoi një ditë më parë Alfred Dedjën.

Reagimi i kreut të PD-së vjen pas përgënjeshtrimit të bërë nga SPAK dhe nxjerrjen bllof e mashtrues publik nga mediat.

“Olsi Dado nuk ka pasur të bëjë. Unë kam bërë verifikime dhe pasi përgënjeshtroi SPAK-un nuk është Olsi Dado”, tha ndër të tjera Berisha

Latest articles

Related articles