Kreu i PLL Shpëtim Axhami vizitë në SHBA, takime me zyrtarë dhe patriotë

Kryetar i Partisë Lëvizje e Legalitet, z. Shpëtim Axhami, vazhdon takimet me shqiptarët e diasporës në Amerikë.

Këto ditë kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitietit
z.Shpëtim AXHAMI ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon takime me strukturat e PLL dhe me grupe të ndryshme shqiptarë të diasporës.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të pregatitjes për zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ku diaspora për herë të parë do shpreh vullnetin nëpërmjet votës së saj, duke votuar që nga vendi ku ata jetojnë.

Ndër të tjera përgjatë takimeve, të cilat edhe po vazhdojnë, në thelb qëndronte ajo se;
-Diaspora përfaqëson një potencial të gjithanshëm për vendin , prandaj ajo, sot, ka fatet për ndryshim e pritur nëpërmjet votës së saj.
-Çdo emigrant, shtetas shqiptar, duhet që me patjetër të regjistrohet për të mundësuar votimin e tij, çeshtje për të cilën nevojitet një punë e madhe sqaruese.
-Kryetari i PLL ju bëri thirrje strukturave të PLL, të shprehin vullnetin e tyre për të qenë pjesë e listave tona të kandidimit dhe gjithashtu të intensifikojnë punën e tyre për maksimalizimin e votave pro kandidatëve të PLL.
Duhet të theksojmë se strukturat e legalitetit në diasporë mbahen të forta me trashigimtarët e atyre familjeve dhe burrave fisnik të larguar nga Shqipëria pas vitit 1944 dhe me shumë prej atyre që emigruan nga Shqipëria pas viteve 90.

Vizita vazhdon me biseda dhe takime.

Latest articles

Related articles