Papa Françesku: Të lutemi për Ukrainën, do të jetë dimër i ashpër

Në Ukrainë, ku popullsia do të jetojë “një dimër të ashpër”, e në Tokën Shenjte, ku njerëzit vijojnë “të vuajnë kaq shumë” – pikërisht ndër këto dy troje të vadituara me gjakun e popujve të tyre, provohet  “dështimi i njerëzimit”, kujtoi gjatë audiencës së sotme të përgjithshme Papa Françesku.

Në fund të audiencës së përgjithshme, Papa përshëndeti të gjithë besimtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan: të rinj, murgesha, meshtarë, çifte, grupe shtegtarësh. Fytyra e tij e qeshur, errësohet kur, përpara bekimit përfundimtar,  kujton Ukrainën, që përgatitet të jetojë një dimër të ashpër për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe paralizimit të rrjetit elektrik nga bastisjet ruse. Mijëra njerëz, pra, pa energji elektrike e pa ngrohje, ndërsa reshjet e para të borës e kanë mbuluar me “bukurinë që vret” kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera, njëheresh me valët e vazhdueshme të motit të keq.

Një lutje për fëmijët dhe të rinjtë ukrainas

Papa Françesku u drejtohet fëmijëve të ulur pranë tij gjatë gjithë kohës së audiencës së përgjithshme. Janë nxënës të Kolegjit Saint Michel des Batignolles në Paris, nga 12 deri në 13 vjeç dhe po përgatiten për sakramentin e Krezmimit. “Ju fëmijë e të rinj, mendoni për fëmijët dhe të rinjtë ukrainas që po vuajnë:  pa ngrohje, në një dimër shumë të ashpër”- u kujton Papa  atyre që ka pranë dhe të gjithë të rinjve të pranishëm në shesh, ose të lidhur përmes transmetimit.

Lutuni për fëmijët ukrainas, apo jo? A do të luteni? Të gjithë ju, mos harroni!

Latest articles

Related articles