Ryanair, kompania ajrore nr.1 e Evropës, publikoi programin e saj të dimrit 2024 për Tiranën, duke shtuar trafikun ajror me +25% (ne krahasim me te njejten periudhë ’23) në 22 linja. 7 linja të reja janë shtuar duke përfshirë qyetetet evropiane të Barit, Bristol, Budapest, Lamezia, Napoli dhe Vjena. Në vetëm 12 muaj, Ryanair është bërë linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, duke procesuar rreth 3 milionë pasagjerë; kjo ka ndihmuar rritjen e turizmit në vend dhe tarifa më të ulëta.
Programi i Ryanair dimër 2024 në Shqipëri do të ofrojë:
6 linja të reja – Bari, Bristol, Budapest, Lamezia, Napoli dhe Vjenë.
22 linja gjithsej.
3m pasagjerë në vit
+25% rritje e trafikut kundrejt dimrit ’23.
Mbështetja e mbi 1900+ vendeve të punës në Shqipëri.
Konkurrenca midis aeroporteve dhe vendeve për rritjen e trafikut nuk ka qenë kurrë më e lartë pasi kapaciteti i linjave ajrore vazhdon të jetë i kufizuar për shkak të ndalimit të flotave dhe vonesave të dorëzimit të avionëve. Kostot më të ulëta të operimit janë çelësi për sigurimin e rritjes së trafikut të Ryanair, siç tregohet në Suedi, ku Ryanair njoftoi së fundmi 2 avionë shtesë në bazë për verën e 2025, pas vendimit të qeverisë suedeze për të hequr taksat e aviacionit nga 1 janari 2025. Ekziston një mundësi për Tiranën që të sigurojë rritje të përshpejtuar të trafikut të Ryanair gjatë 5 viteve të ardhshme – duke përfshirë deri në 15 avionë të bazuar në Tiranë (investim 1.5 miliardë dollarë), kjo do të sjellë 5 milionë pasagjerë në bazë vjetore dhe 50 destinacione – duke reduktuar gjithashtu edhe kostot të cilat do të reflektohen edhe në tarifat e biletave.
Për të festuar përvjetorin e saj të parë në Shqipëri dhe 6 linjat e reja (22 gjithsej), Ryanair ka lajmëruar një ulje 3-ditore, me çmime që fillojnë nga vetëm 19,99 €, e disponueshme ekskluzivisht në ryanair.com.
Destinacionet e reja nga Tirana 2024
Destinacione të reja
Fluturime javore
Bari
14
Bristol
4
Budapest
6
Lamezia
4
Naples
6
Vienna
14
Drejtori Komercial i Ryanair, Jason McGuinness tha:
“Si kompania ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, Ryanair ka kënaqësinë të shpallë 6 linja të reja të sezonit të dimrit 2024 nga Tirana për në Bari, Bristol, Budapest, Lamezia, Napoli dhe Vjenë, duke shënuar përvjetorin tonë të parë në Shqipëri me programin tonë më të madh dimëror deri më tani; Ryanair do të rrisë trafikun këtë dimër me +25%, duke transportuar 3 milionë pasagjerë këtë vit në 22 linjat e Tiranës. Ndërsa Ryanair është e angazhuar të ofrojë tarifa të ulëta me Shqipërinë, çelësi për zhbllokimin e trafikut dhe rritjes së përshpejtuar të turizmit është kostoja më e ulët e aksesit, siç u tregua së fundmi në Suedi ku Ryanair shtoi 2 avionë në bazë për verën e 2025, në përgjigje të vendimit të qeverisë suedeze për të hequr taksat e aviacionit nga 1 janari 2025.
Jemi të angazhuar të punojmë me partnerët tanë shqiptarë për të ofruar rritje të përshpejtuar të trafikut dhe turizmit gjatë viteve të ardhshme”.
Z. Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional dhe Administrator i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, tha:
“Ardhja e Ryanair tetorin e kaluar ka sfiduar TIA-n në përmirësimin e proçeseve tona edhe më tej. Si rezultat, ne tani mund të ofrojmë operacione të thjeshta dhe më efikase për të gjithë partnerët tanë të linjave ajrore. Por më e rëndësishmja, rritja e konkurrencës ka rezultuar në ofertën më të mirë dhe rrjetin e zgjeruar të rrugëve që kanë ndihmuar TIA të arrijë rezultate të pabesueshme trafikut ajror. Jemi besimplotë dhe të angazhuar të vazhdojmë të punojmë me Ryanair për shumë vite në vijim.”