Familjarë, kolegë dhe qytetarë të Shkodrës kanë Përkujtuar kolosin e humorit Shqiptar, Zef Dedën, me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta.
Përkujtimorja u zhvillua në hollin e teatrit “Migjeni”, ku Zefi bashkë me kolegët i dhanë kaq shumë të qeshura jo vetëm spektatorit shkodran, por edhe atij mbarëshqiptar.
Për djalin e Zefit, aktorin Julian Deda, njerëzit për sa kohë kujtohen nga familja, miqtë dhe shokët, ata nuk vdesin asnjëherë.
Ndërsa kolegët kujtojnë me nostalgji jo vetëm Zefin si artist, por edhe si një njeri i mirë.
Zef Deda u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, më 24 nëntor të vitit të kaluar, pas një sëmundjeje të rëndë.