VIDEO| “O hajdutë” Nesër takimi i Ramës në Londër, shqiptari i drejton pyetjen Benet Becit dhe Pandi Majkos: Kush jua ka paguar paratë?

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër takimin e pestë me shqiptarët e diasporës në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën në Londër. Takimi do të nisë rreth orës 12:00 të së dielës, por duket se disa deputetë, ministra dhe kryebashkiakë socialistë kanë mbërritur në Londër që prej mbrëmjes së shkuar.

Këta të fundit janë përballur me një situatë të sikletshme atje pasi shqiptari Taulant Omi i ka pritur në dalje të një dere duke iu drejtuar secilit se “kush ua ka dhënë paratë që shkojnë dhe shohin Ramën në Londër”.

Konkretisht pyetjen Omi ia drejtoi pyetjen disa funksionarëve si kryebashkiakut të Shkodrës Benet Becit, deputetit socialist Pandeli Mako, etj. Nga pamjet në videon e mëposhtme shihet se disa prej tyre largohen pa dhënë përgjigje, por aspak komod nga ajo që dëgjojnë.

“O hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp? Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë ? Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot”, dëgjohe të thotë Taulant Omi në video.

Latest articles

Related articles