Vlorë, Gjergj Nika: Të ulen taksat e bashkisë për bizneset, ja efekti që jep për qytetin tonë

Gjergj Nika, anëtar i këshillit bashkiak Vlorë njëkohësisht kreu i degës së PD Demokratët Euroatlantikë ka depozituar një projekt vendim në Këshillin bashkiak për të ulur taksat për bizneset në qytet.

KOMUNIKIMI

Dëshiroj t`Ju informojë se në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, me cilësinë e këshilltarit dhe kryetarit të grupit, depozitova në Bashkinë Vlorë një projekt-vendim për ndryshimin/uljen e tarifave për kategorinë e subjekteve që ofrojnë aktivitete tregtare dhe shërbime profesionale, në juridiksion të Bashkisë Vlorë, dhe konkretisht:

Me VKB nr. 96, datë 07.12.2023, janë miratuar nivelin e taksave dhe tarifave vendore në territorin e Bashkisë Vlorë për vitin 2024. Pas rishkimit të këtij Vendimi, nisur edhe nga takimet me profesionistë të lirë që ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë Vlorë, është konceptuar projekt-vendimi i cili synonn:

  1. Tarifa për zënien e hapësirave publike
    Pika 7 (Subjektet të cilët hapësirën publike e kanë të mbyllur me tënda apo konstruksion të lehtë).
    Për zonat e tjera në qytet që nuk përfshihen në zonat e mësiperme të pikës 7:
  • Është 400 lek/m2/muaj
  • Të bëhet 200 lek/m2/muaj.
  1. Pika C1a – Për subjektet per aktivitete tregtare dhe sherbime (tarifa e pastrimit dhe sherbimeve):
  • Me qarkullim deri 20 Milion Lek: është 25.000, të bëhet 10.000 Lek.
  • Me qarkullim mbi 20 Milion Lek: është 40.000, të bëhet 25.000 Lek.
  • Me qarkullim mbi 100 Milion Lek: është 100.000, të bëhet 120.000 Lek.
  1. Pika E – Subjekte që kanë selinë kryesore jashtë territorit të Bashkise Vlorë dhe e ushtrojnë aktivitetin me adresë dytësore në këtë territor.
    ▪ Tarifa e pastrimit dhe shërbimeve: është 123.000 Lek, të bëhet 40.000 Lek.
    ▪ Tarifa e ndriçimit: është 18.000 Lek, të bëhet 9.000 Lek.
    ▪ Tarifa e gjelbërimit: është 9.000 Lek, të bëhet 4.500 Lek.
  2. Te gjitha subjektet që preken nga projektet infrastrukturore në Bashkine Vlorë me afat punimesh mbi 60 ditë të bëhet kalkulimi i taksave në vleren 50% të totalit vjetorë.

Duke bërë një analizë juridike dhe financiare, i kam kërkuar Këshillit Bashkiak Vlorë, që të miratojë ndryshimin e tarifave për kategorinë e subjekteve që ofrojnë shërbime profesionale, të përcaktuar të tillë në nenin 4 të VKM-së Nr. 753, datë 20.12.2023 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” dhe që e kanë selinë kryesore jashtë territorit të Bashkisë Vlorë.

Ky ndryshim është në koherencë të plotë me Vendimin nr. 52, datë 27.06.2024, të Gjykatës Kushtetuese dhe do të kontribuojë në rritjen e prezencës së profesionistëve në qytetin tonë, rritjen e punësimit të profesionistëve të rinjë vlonjat që do punësohen në këto biznese, uljen e evazioni dhe rritjen e të ardhurave, sepse profesionistët e lirë do të regjistrojnë selinë e tyre dytësore në Vlorë.

Mbetet në vullnetin e shumicës socialiste në Këshillin Bashkiak Vlorë që të miratojë ndryshimet e propozuara, në mënyrë të ti japim frymëmarrje bashkëqytetarëve tanë.

Ju faleminderit.

Latest articles

Related articles