Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve është në rrezik të lartë . Përveç prevalencës në rritje të këtyre probleme më shqetësuese paraqitet mungesa e përkujdesjes shëndetësore për ta.
Publikimi i fundit i OBSH thotë se shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve me këto probleme në shumë vende nuk marrin kujdes pasi shërbimet për shëndetin mendor janë të vështira për t’u aksesuar, të nënfinancuara dhe të papërshtatshme për këto mosha.
ISHP rekomandon fuqizimin e dialogut prindër – fëmijë dhe të kuptuarit e tyre me qëllim zbulimin e hershëm të problematikave dhe adresimin e tyre.
“Të monitorojnë sjelljet e tyre, të vendosin disa rregulla. Të jenë vetë rol pozitiv, të komunikojnë me ta. Të jenë dëgjues shumë të mirë që të kuptojnë mendimet e fëmijëve të tyre”, këshilloi Ekspertja e shëndetit mendor, Andia Meksi.
Jeta e adoleshentëve pas pandemisë dhe lulëzimit të rrjeteve sociale është bërë me e frustuar nga çrregullimet e ankthit dhe stresit ndaj shumë vende të botës po marrin nisma konkrete në bllokimin e rrjeteve sociale për ta.