M’u desh të bëj një vajtje-ardhje të shkurtër në Tiranë dhe për çudi shumë nga ata që takoja si fjalë të parë kishin:
- Ah, ke ardhur? Mirë ke bërë. Evropa është dhje… fare! Ka marrë fund ! Nuk i ka mbetur asgjë.
Dhe më shihnin mua me keqardhje.
Asgjë nuk mora vesh!
U interesova të dëgjoj radiot ndërkombëtare nëse dilte nevoja ta shkurtoja qëndrimin tim e të kthehesha urgjentisht. Asgjë.
Vetëm njëri pranoi të mos më linte të vuaja më shumë dhe më tha se ka mjaft shqiptarë që nuk janë të kënaqur që Evropa pranon aq shumë afrikanë!
-Po pse i shqetëson kjo? – pyeta. – Afrikanët ka 200 vjet që hyjnë e dalin aty.
Shpjegimi i tij më habiti shumë.
-Ka shqiptarë që e cilësojnë Evropën si terrenin e tyre të gjuetisë. Në psikologjinë e tyre afrikanët janë njerëz që marrin në Evropë atë që u takon atyre. - Nuk di se çfarë marrin ata, i thashë, por në psikologjinë e evropianit ata jane aleatë që urreshtuan krah tyre gjate dy luftërave botërore. Dhe u vranë me mijëra per lirine e Evropes. Gezojne respekt dhe jane krejt të integruar, pa ta do të reshtnin së funksionuari shume sektorë jetikë.
Pastaj shtova se as nuk janë shquar ndonjëherë për probleme sociale apo për rendin, por nuk i thashë se cila ishte kombësia që ndonëse në numër më të vogël përbëjnë numrin më të madh të të burgosurve për krime, në vendet kryesore të Evropës.