TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar ‘prapaskenat’ e takimit të tij me kryeministrin Edi Rama, të mbajtur më 17 maj në vitin 201. Gjatë një interviste të dhënë për podcastin “Të Pashoq”, Lulzim Basha, tashmë kreu i Demokratëve Euroatlantikë tha se takimi ishte “vulosja’ e një plani amerikan që në vend të mund të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare. E gjithë ajo që flitet për një marrëveshje, Basha i cilësoi si thashetheme për të cilat edhe vetë ka faj, sepse nuk i ka adresuar kurrë.
Madje shkoi deri aty sa e cilësoi rivalitetin e tij me Ramën me terma të ashpër, të cilat nuk i ka përdorur kurrë deri më tani.
PJESË NGA INTERVISTA:
-Jeni akuzuar shpesh dhe shumë fort se keni bashkëpunuar me Ramën kur ishit kryetar i PD dhe më pas, keni një përgjigje?…
Basha: Që Rama preferon si kundërshtar Sali Berishën dhe Metën është fakt.
-Historia ka treguar se dhe me ju nuk ka shkuar keq
Basha: Jo vetëm që ka shkuar keq.
-Kur ka shkuar keq, në 17 majin e famshëm?
Basha: 17 maji ishte vulosja e një plani amerikan për të mundësuar zgjedhjet parlamentare. Gjithçka tjetër është hedhur në tregun mediatik, është edhe faji im që nuk jam marrë me të e kam lënë kështu dmth, janë sajesa për të marrë mendjen e fëmijëve. Janë këta që duartokitën 17 majin. ‘ëin, ëin”, thoshte zoti Berisha. Por e lëmë këtë. Nuk ka në Europën e pas Hitlerit dhe Musolinit, armiqësi personales si armiqësia e Ramës me Lulzim Bashën. Të arrijë sa të paguajë, drejtorin e kundër zbulimit të FBI në Nju Jork për të goditur Bashën, ai tjetri është në burg, ka shkelur çdo kufi. Kushdo që ushqehet me konspiracion për bashkëpunim me Ramën të hapë sytë.
Para ditës së marrëveshjes, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha qëndroi në 90 ditë në çadrën e hapur para kryeministrisë duke kërkuar me këmbëngulje krijimin e një qeverie tranzitore që të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në veçanti zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoit Brian-Ye, ai që gjeti një rrugë të mesme që palët të nënshkruanin një marrëveshje. Iu deshën tre orë që pas bisedës kokë më kokë që si Rama, ashtu edhe Basha të dilnin me një shtrëngim duarsh. Partia Demokratike pranoi të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit në shkëmbim të shkarkimit të gjashtë ministrave të kabinetit aktual dhe të zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.