Kërkuan dorëheqjen e Manastirliut, punonjësja e ministrisë në dritare: Pushoni!


Një protestë është mbajtur këtë të enjte për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin C. nga bashkëmoshatari i tij afër shkollës “Fan Noli”.
Prindër të nxënësve e qytetarë janë mbledhur në një protestë pranë shkollës ku me lot në sy kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me ngjarjen.

Ata kanë marshuar më pas drejt ministrisë së Arsimit ku kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së arsimit Ogerta Manastriliu.

Gjatë thirrjeve për largimin e saj, kamerat e Euronews Albania kanë fiksuar një moment kur një punonjëse e ministrisë së Arsimit ka dalë në dritare duke u bërë me shenjë me duar protestuesve që të ndalojnë thirrjet.

Latest articles

Related articles