Parlamenti rumun ka miratuar blerjen e 32 avionëve luftarakë amerikanë të gjeneratës së pestë F-35, raporton “Digi24”. Marrëveshja përfshin gjithashtu furnizimin me motorë, municione, mbështetje fillestare logjistike, akses të vazhdueshëm në zinxhirin global të mirëmbajtjes së F-35, pajisje dhe shërbime për trajnimin e ekuipazhit, personelit ndihmës, personelit inxhinierik dhe teknik, asistencë të specializuar dhe zbatimin e projekteve të bashkëpunimit industrial, nëpërmjet transferimit të teknologjisë.
Ndërkohë, një kompani private rumune ka blerë një aeroplan që prodhon shi nga një kompani amerikane, transmeton ziare.com. Faqja sqaron se teknologjia e “mbjelles së reve” deri më tani është përdorur në vend vetëm nëpërmjet avionëve me qera.