Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do të mbyllen 33 njësi që kanë humbur vlerën e tyre operative. Në disa nga njësitë e planifikuara për mbyllje, personeli nuk mbulon as 20% të vendeve dhe shumë prej tyre shihen vetëm si një mjet për të mbështetur ekonominë lokale. Një nga njësitë kufitare aktualisht nuk ka gjë tjetër veç furrës së bukës, shkruan ekathimerini.com. Qëllimi është që stafi i njësisë të mos jetë nën 70%. Për herë të parë, mbrojtja ajrore me tre nivele është planifikuar të mbulojë të gjithë hapësirën ajrore të Greqisë kontinentale dhe ishujve.