Kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka denoncuar situatën në të cilën ndodhen banorët e prekur nga tërmeti në këtë zonë. Në një postim në facebook, Sheta thekson se ndonëse kanë kaluar një vit që rindërtimi i pallateve ka përfunduar, banorët nuk janë futur ende në banesat e tyre.
Sipas tij, jo vetëm që procesi i strehimit ka dështuar, por edhe bonusi i qirasë për këta banorë nuk u është dhënë për një kohë të gjatë. Ai e cilëson këtë situatë si një teatër dhe akuzon qeverinë se po e përdor këtë çështje për shfaqje mediatike dhe për qëllime elektorale.
Ai i bën thirrje qeverisë që të japë një shpjegim të qartë dhe të marrë masa të menjëhershme për të zgjidhur situatën. Kjo çështje, sipas tij, po shndërrohet në një problem të rëndë social dhe etik, që po rëndon jetën e banorëve të Krujës dhe po përdoret për interesa politike dhe elektorale