Shqipëri-Çeki mbyllet pa gola

Si të mos mjaftonte loja e dobët që u mbyll me rrjeta të paprekura, tashmë duhet të vuajmë edhe mungesën e një prej “yjeve” të sulmit tonë.

“Fantazisti” Jasir Asani është detyruar të lërë i dëmtuar fushën e blertë, pasi ka ndjerë shqetësime në muskujt e tij. Në vendin e tij tekniku Sylvinho vendosi të hedhë në fushë Taulant Seferin.

Ndërkaq, rezultati mes Shqipërisë dhe Çekisë mbeti i pandryshuar në 0-0 edhe pse miqtë po dominuan në fushën e lojës.

Kështu fatet e grupit nuk ndryshojnë, teksa çdo gjë do të vendoset pas tre ditësh, kur Shqipëria pret në “Arenën Kombëtare” Ukrainën.

Latest articles

Related articles