Qëllohet me armë zjarri një person të “Rruga e Elbasanit”, në Tiranë. Ai ka marrë një plumb në kokë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një shtetas, i identifikuar si Eduart Reçi është qëlluar me armë zjarri në zonën e njohur të Tiranës si “Rruga e Elbasanit”. Biznesmeni ndërtues pallatesh Reçi është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës dhe mësohet se ka marrë një plumb në kokë. E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur pranë një lokali, në afërsi të banesës së tij, ku persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, qëlluan ndaj 52-vjeçarit.