Trump “lë thatë” Ramën me Berishën, zgjedh emrat me të cilët do të qeverisë SHBA-në; Grenell jashtë kabinetit

Donald Trump po bën përparim në formimin e ekipit që do të qeverisë Shtetet e Bashkuara për katër vitet e ardhshme.

Ai ka zgjedhur besnikët e tij në postet kyçe.

E para u zyrtarizua Elise Stefanik, 40 vjeç, kongresmene nga shteti i Nju Jorkut, e cila do të jetë ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara . “Elise është një luftëtare për Amerikën para së gjithash, tepër e fortë, këmbëngulëse dhe inteligjente”, shpjegoi manjati.

Senatori i Floridës, Marco Rubio, një skifter për Kinën, Iranin dhe Venezuelën me përvojë të gjatë politike, pritet të bëhet sekretar i shtetit në administratën e ardhshme amerikane. Kubano-amerikani, i lindur në Miami, do të ishte latini i parë që do të mbante këtë pozicion. Në vitin 2016, Rubio dhe Trump u përballën me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale të Partisë Republikane pa kursyer sulme të ashpra. Senatori e kishte quajtur manjatin “mashtrues” dhe “personin më vulgar që ka kandiduar ndonjëherë për president”. Por zgjedhje tij venit shpresat e Sali Berishës dhe bashkë me të, të Edi Ramës. Të dy prisnin që të zgjidhej Richard Grenell.Ky i fundit ka bërë disa vizita në Tiranë dhe madje i premtoi Berishës se do t’i hiqte “non gratën” nëse bëhej Sekretar Shteti. Nga ana tjetër, Rama e ka mik dhe ai ka shërbyer si ndërmjetës me vajzën dhe dhëndrin e Trump për projektin e Sazanit.

Në linjën e ashpër me Kinën por edhe me aleatët e NATO-s është edhe deputeti dhe ish-ushtari Mike Waltz, i cili është zgjedhur për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, emërim që nuk kërkon konfirmim nga Senati.Një veteran i Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane, Ëaltz shërbeu në Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Prej vitit 2019 është anëtar i komisioneve të Forcave të Armatosura, Punëve të Jashtme dhe Zbulimit të Dhomës. Ashtu si shumë republikanë të Kongresit, Ëaltz ka kritikuar ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem do të jetë sekretari i ardhshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Në këtë mënyrë, Trump do të jetë në gjendje të llogarisë në një tjetër besnik në krye të një agjencie që mbikëqyr gjithçka, nga Doganat dhe Mbrojtja e Kufijve të SHBA-së te Emigracioni dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Sekret Amerikan.

Latest articles

Related articles