Pse Rama e Berisha po amniston dyshen përfituese të fondeve PUBLIKE, Vilma Nushin dhe Klodian Allajbeun!

Vilma Nushi dhe Klodian Allajbeu janë dy emrat e amnistuar nga Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Prej disa muajsh, ky komision vijon punën me pyetjen e dëshmitarëve dhe mbledhjen e fakteve, ndonëse deri më sot nuk ka ende një produkt të qartë mbi hetimet e kryera prej tij.Ajo që bie në sy është thirrja e përsëritur e kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshi, për të patur si dëshmitare edhe Vilma Nushin, përfituese të koncesionit të check-up-it.Kjo kërkesë është refuzuar nga deputetët e PS, të cilët, me gjasë, po amnistojnë një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike në shëndetësi.

Nga ana tjetër, edhe opozita nuk duket krejt e sinqertë në përpjekjet e saj për transparencë.

Që në nisje të punës së këtij komisioni, ajo amnistoi dy nga koncesionet më të kushtueshme në shëndetësi: atë të dializës dhe pajisjeve laboratorike.

Të dyja këto koncesione janë marrë në emrin e Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan./Vna

Latest articles

Related articles