Antarja e Këshillit bashkiak Lezhë Alfrida Marku, njëkohshëm kryetare e degës së PD – euroatlantike, përmes një komunikimi publik kishte denoncuar ndotjen mjedisore e shkaktuar nga aktiviteti i subjektit I.N.C.A dhe mosmarrjen e masave. Ajo sot ka lajmëruar se, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka konstatuar funksionimin në kundërshtim me standartet mjedisore të Fabrikës në lagjen Skendërbeg, duke marrë masë administrative gjobë dhe pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti.
Banorët e Lezhës gjithmonë kanë të drejtë !
❗️Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka konstatuar funksionimin në kundërshtim me standartet mjedisore të Fabrikës në lagjen Skendërbeg, duke marrë masë administrative gjobë dhe pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti.
Një lajm i mirë, një FITORE e parë për banorët, por që kërkon bashkërendim të institucioneve, e përgjegjësi qytetare e institucionale të drejtuesve lokalë e qëndrorë, për ti dhënë zgjidhje përfundimtare e afatgjatë ndotjes mjedisore të shkaktuar nga aktiviteti i dosa fabrikave të kësaj natyre në Lezhë.
Koha ka treguar se angazhimi e bashkëpunimi qytetar, për kauza të drejta, në shërbim të interesit publik, sjell gjithmonë arritje.