Abilekaj: Drejtuesit e policisë zgjidhen nga korridori i 8të i krimit, ja linja

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, po diskutohet për konkursin e hapur nga Policia e Shtetit për zgjedhjen e 12 drejtorëve të qarqeve. Analisti Enton Abilekaj tha se Nallbati, Proda dhe drejtuesit e tjerë vijnë nga korridori i tetë i krimit, linja më e rrezikshme e trafikut të drogës, Elbasan-Durrës, Tiranë.

Enton Abilekaj: E para, të merremi me procesin. Nuk ka shumë sens si proces. Nëse do të paraqesësh platformë, duhet të kesh një bazë konkrete. Për të luftuar krimin në Tiranë, Shkodër, Elbasan apo Durrës? Secili qark ka specifikat e veta. Për cfarë e kanë paraqitur platformën? Ky që ka dalë i pari është drejtori i Operacionales? Kudo ku ka qenë Neritan Nallbati e ka marrë me vete. Tani Nallbati është kryetar jurie.

Nallbati, Proda, drejtuesit, vijnë nga korridori i tetë i krimit, linja më e rrezikshme e trafikut të drogës, Elbasan-Durrës, Tiranë. Nga këto zona i kemi drejtuesit. Dyshimet janë shumë të mëdha që mund të kenë qenë të lidhur. Kur dalin përgjimet që politikanët janë të nënshtruar ndaj krimit… Ne kemi drejtor Operacionale sot në burg se ka lajmëruar njerëzit. Kemi oficer të Operacionales që shoqëronte një të kërkuar që u zhduk. Kemi polic që u shkon qytetari dhe thotë duan të më vrasin dhe nuk bëjnë asgjë dhe pastaj e vrasin. Pra lidhja e krimit me policinë është e qartë. Në një vend që nuk ka vullnet politik për të luftuar krimin, nuk ka se si të ketë luftë. Do të jesh njësh policia dhe krimi, sic u bënë në vitin 2016 bashkë me krimin për kanabisin.

Latest articles

Related articles