Pse kanë frikë nga Lulzim Basha ? – REDAKSIONALE

Sali Berisha është pyetur në lidhje me disa pohime të Lulzim Bashës se gjatë zgjedhjeve të vitit 2025 është e hapur mundësia e bashkëpunimit me Adriatik Lapajn dhe Shabanin, çuditërisht ai u shpreh i bindur se nuk do të ndodhë një gjë e tillë dhe se Basha mashtron.

Më herët Endri Shabani kishte bërë një postim duke përjashtuar koalicionin me Demokratët Euroatlantikë të Lulzim Bashës sepse si duket i ka dhënë fjalën Elena Kocaqit dhe Lapajt. Distancimi me postim në Facebook dëfteu papjekuri politike. Shabani dhe të tjerë janë në të drejtën e tyre të bëjnë koalicion me këdo, edhe me PS. Secili e di vetë cila është e mira e tij.

Lulzim Basha udhëheq një subjekt politik me rrjetëzim kapilar që as PD zyrtare e Sali Berishës nuk e ka dhe këtë e di mirë Edi Rama që investon miliona euro për ti ulur kokën ish kreut të PD. Ndoshta sondazhet nuk e kapin forcën e tij në terren dhe as e perceptojnë në Tiranë. Kjo gjë është e mirë për Bashën.

Është e qartë që Lapaj, Shabani dhe të tjerë nuk duan që Basha të jetë në skuadër me ta sepse iu merr lidershipin në koalicion dhe përfiton nga “pastërtia” e tyre në sytë e opinionit publik. Këto llogari vlejnë kur loja bëhet me rregulla loje të qarta dhe jo kur kanë plasur ujërat e zeza dhe janë përzier i miri, dreqi dhe i biri.

Latest articles

Related articles