Mashtroi një GRUA dhe i mori 42 mijë euro | Prangoset

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës nën akuzën e mashtrimit.

Shtetasi me iniciale A. K., banues në fshatin Picar, i vendosur nën hetim prej disa mujash, ka përvetësuar shumën e parave prej 42.000 euro nga një tjetër shtetase duke e mashtruar.

Gjithashtu në kuadër të operacionit, policia kreu kontrolle në banesën e 27 vjeçarit ku u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe armë gjahu, për të cilat nuk dispononte lejet përkatëse.

27 vjeçari është akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër/Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Porosia”.

Përvetësoi 42000 euro, nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 27-vjeçari.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryera për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Gjirokastër, për sigurimin e provave për një rast të mashtrimit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.

Si rezultat i tij, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u kap dhe u ndalua shtetasi A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 42000 euro, nga një shtetase. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, gjetën të fshehur dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë, të cilën e mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles