Ish-deputeti socialist, Arben Çuko emërohet Prefekt i ri i Fierit

spot_img
Advertisements


Arben Çuko do të jetë Prefekti i ri i Qarkut të Fierit. Ish-deputeti i Partisë Socialiste zëvendëson në këtë detyrë Mbarime Isufajn, e cila kishte më pak se katër muaj që ishte emëruar në këtë post.

Çuko ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, komandant i Gardës së Republikës, këshilltar i presidentit të Kosovës për sigurinë dhe prej Qershorit 2023 është këshilltar i ministrit tw Drejtwsisw, Ulsi Manja.

Arben Çuko ka qenë deputet i Partisë Socialiste për Lushnjen, prej vitit 2009 dhe në vitin 2017 dha dorëheqjen, për t’u emëruar në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në këtë periudhë ai u akuzua se kishte kryer korrupsion pasiv. Në vitin 2020, Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë përfundimisht çështjen ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko. Më herët, akuza ndaj tij u zbut nga Gjykata e Krimeve të Rënda nga “korrupsion i zyrtarëve të lartë” në “moskallëzim krimi

Tashmë, socialistët kanë vendosur që ta rikthejnë sërish Arben Çukon duke i besuar drejtimin e qarkut të cilin e përfaqësoi në dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

spot_img

Latest articles

Related articles