Dritan Agolli ia beson asfaltin para zgjedhjeve vëllait të ish-deputetit të PD

Asfalt elektoral me tendera të korruptuar. Ky është projekti i planifikuar para zhvillimit të zgjedhjeve që po angazhon drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli. Radha u kishte ardhur rajoneve 3 dhe 4. Dy ditë më mediat kanë denoncuar tenderin me objekt ‘Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Rajoni 1 dhe 2 (Faza IV).

Open Data Albania i ngriti “Flamurin e kuq”.
Së fundmi është firmosur tenderin me objekt ‘Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Rajoni 3 dhe 4 (Faza IV)’. Për të cilin janë vënë në dispozicion 12.5 miliardë lekë dhe afati i punimeve sërish është llogaritur në 2 vjet.

Tenderi pa garë
E vetmja gjë që ka ndryshuar janë fituesit, pasi nuk mund të ngarkoheshin të njëjtat kompani me dy kontratat, dhe niveli i ofertës fituese. Gara për këtë tender ka qëndruar e hapur 1 muaj dhe kanë aplikuar 10 kompani. Mund të themi që ky ishte një fillim për një garë të fortë.

Epo fillimi mbarë gjysma e punës, nuk është shprehja që vlen në rastet e tenderëve. Pasi çohet komisioni i Agollit dhe e shkatërron konkurrencën. Me një të rënë të lapsit kanë skualifikuar nga gara 9 oferta. Vetëm për një prej tyre është dhënë argumenti se kishte ofertë “anomalisht të ulët” dhe që ka risk për të përballuar shpenzimet për punimet e nevojshme, për të tjerat Agolli nuk i ka dhënë asnjë shpjegim.

Me këto manovra Agolli i hapi rrugën ofertë me vlerë 7.5 miliardë lekë, të dorëzuar nga bashkimi i operatorëve“ SHKELQIMI 07” shpk – “BESTA” shpk – “GRAND KONSTRUKSION M” shpk – “FLED” shpk -.
Nuk kishin asnjë konkurrent përballë, ndaj u shpallën menjëherë fitues. Formulari i fituesit paraprak është bërë publik më datë 25 tetor 2024. Monitoruesi Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e Kuq” për riskun e korrupsionit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, përshkruhet tenderi nga Open Data Albania.

Latest articles

Related articles