Mbetjet toksike në Durrës| Myshketa: Kemi kërkuar të jemi pjesë e inspektimit, nuk na kthejnë përgjigje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi sot se mbetjet toksike që erdhën me anije nga Tajlanda do të depozitohen në qytetin e Durrësit. Joni Myshketa, anëtar i këshillit bashkiak Durrës, thotë se kërkesa për të qenë pjesë e inspektimit që do t’u bëhet kontejnerëve nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kemi kërkuar të jemi pjesë e inspektimit por nuk kemi asnjë informacion si do të bëhet. Dyshohet se ka mbetje me toksicitet të lartë. Është kërkuar që kontejnerët të hapen dhe ne si këshilltarë bashkiakë kemi kërkuar të jemi të pranishëm gjatë këtij procesi. Analizat duhet të bëhen jo nga një laborator por nga disa, në mënyrë që të jemi sa më të bindur për atë që përmbajnë.

Hoxha tha se deklarata e ministrit reflekton qasjen e qeverisë në raport me vendin përgjatë tre mandateve të saj.

Më bën çudi që institucionet shtetërore, Autoriteti Portual, nuk e kanë dalluar. Nuk përbën habi deklarata e ministrit, sepse këta ka 12 vjet që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkë. Vendosja e këtij standardi sjell edhe këtë problematikë. Mbyllim një sy për interesa të caktuara. Sot qyteti i Durrësit ka nevojë për shpjegime në lidhje me zbatimin e ligjit dhe cili do të jetë destinacioni i këtyre mbetjeve.

Deklarata e ministrit ishte thjesht sa për të kthyer përgjigje, e pambështetur në ligj. Ne kemi 24 vjet që u çorrëm duke thënë “ e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ne do kundërshtojmë me të gjitha format që na lejon ligji

Latest articles

Related articles