Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari për takimin e Komunitetit Politik Europian dhe marrjen e stafetës për samitin e ardhshëm në Tiranë në gjysmën parë të 2025.
Rama, përkundër shqetësimeve të mëdha të ngritura rreth rizgjedhjes së Trump, thotë madje se rikthimi i tij mund të jetë i mirë për Evropën.
“Nato u bë më e fortë nuk mendoj se ajo çfarë ndodhi në shba duhet parë shqetësuese, mund të jetë një mundësi më e madhe për të bërë. Jam më i gjati mes tyre por përfaqësoj vendin më të vogël. Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në botë s’përbën ndryshim kush është në Shtëpinë e Bardhë.”- u shpreh Rama