Është fundi i sistemit, sërish! – nga Endri Shabani

E pash Ramën sot, që nga Selaniku, sulmonte të rinjtë. Kjo është shenjë frike jo vetëm për atë që jemi, por për atë që mund të bëhemi.

Kjo është frikë nga humbja e pushtetit, por mbi të gjitha është frikë nga e reja.

Por përveç Ramës që ka frikë nga humbja e pushtetit, ka edhe njerëz të zakonshëm që kanë frikë nga ndryshimi i menjëhershëm.

Këtë gjë ne si shoqëri e kemi provuar edhe një herë para 34 vitesh, kur brenda një viti Shqipëria ndryshoi rrënjësisht.

Ama ndryshimi është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i pashmangshëm.

Prandaj në këto momente kemi nevojë për një klasë politike të përbërë nga të rinj të përgjegjshëm që të sigurohen që transformimi i Shqipërisë të jetë drejt progresit të familjes shqiptare.

Ashtu siç ka ndodhur me vendet e tjera të vogla të Lindjes, të cilat sot janë në Bashkimin Evropian.

Nuk ka vend për frikë nga ndryshimi, por për entuziazëm dhe shpresë, sepse një Shqipëri më e drejtë dhe më e zhvilluar është e mundur! Do ta bëjmë të gjithë bashkë!

Latest articles

Related articles